Kërkohet shtrimi në spital psikiatrik

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 37-vjeçarin Mikel Postolli i cili në 25 Prill tentoi të digjte kutitë e votimit. I riu nga fshati Agim i Libofshës, gjatë senacës gjyqësore ka kërcënuar trupën gjykuese duke u thënë se do t’i rrëmbejë djalli ndërsa efektivët që e shoqëronin i quajti organizatë mafioze.

Nisur nga këto deklarata, gjyqtarja kërkoi që 37-vjeçari të shtrohet në spitalin psikiatrik ku do t’i bëhet diagnoza. Ditën e zgjedhjeve 37-vjeçari me shishe molotovi në dorë ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit.

Më pas ai e hodhi molotovin në oborrin e jashtëm të kishës Agim, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Pas ngjarjes ai u arrestuar menjëherë nga policia dhe në cilësinë e provës materiale i sekuestroi edhe tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

Klan News