I riu tenton t’i verë flakën lokalit në Sarandë




I riu tenton t’i verë flakën lokalit në Sarandë

13:16 21/06/2021

Pronari u plagos në fundjavë nga breshëritë e armëve

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Sarandë, pasi ka tentuar të djegë më benzinë lokalin ku ndodhi përplasja me armë në fundjavë. I arrestuari është Luan Obzova dhe sipas policisë, ai tentoi të djegë lokalin e biznesmenit Spiro Iljadhi, pas plagosjes.

Në momentin që Obzova ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë policia vuri në pranga edhe njërin nga personat e dyshuar si autor të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi dhe një turisti në orët e para të mëngjesit të së dielës. I arrestuari është 33-vjeçari nga Tepelena Redjan Hadëri.

Në kërkim për këtë ngjarje janë 2 vëllezërit Visi dhe Andrea Çaushi 33 dhe 35 vjeç, edhe këta nga Tepelena. Redjan Hadëri është një person me precedentë penalë në të kaluarën.

Sipas policisë, 3 të rinjtë nga Tepelena kanë nxjerrë një kallashnikov dhe kanë hapur zjarr duke e plagosur rëndë 35-vjeçarin Iljadhi pas sherrit për motive të dobëta. Plumbat plagosën edhe një turist shqiptaro-amerikan që u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes.

Tv Klan





Të ngjashme