Një gardian i burgut të Fushë-Krujës u arrestua, pasi kolegët i zbuluan skemën që ideoi për të futur një iPhone në ambientet e burgut.

56-vjeçari me emrin Bib Beqiri kishte fshehur në njërën këpucë një iPhone 5-së dhe në këpucën tjetër fishën e karikimit.

Gjatë kontrollit para marrjes së shërbimit, Beqirit iu zbuluan sendet e dyshimta në këpucë që më vonë rezultoi se ishte  një aparat telefoni. Pas kësaj, gardianit iu vunë prangat dhe e bashkuan me të burgosurit e tjerë.

Tv Klan