Një 51-vjeçar anglez u dënua nga Gjykata e Canterbury-it në Angli për trafikim të qenieve njerëzore. Peter Martin në Tetorin e vitit 2016 kishte tentuar të kalonte kufirin anglez nga Franca përmes tunelit nënujor që lidh dy vendet, bashkë me 11 emigrantë ilegal me origjinë shqiptare.

Peter Martin

Kur policia kishte hapur derën e pasme të furgonit tip “Ford Transit”, gjeti 10 burra dhe një grua. Martin, u shpall fajtor për kontrabandë njerëzish dhe u burgos me pesë vjet e gjysmë, raporton BBC.

Një gjyq ndaj ti ishte mbajtur në Maj të vitit 2017 dhe ishte lënë i lirë, por më vonë u arrestua në qytetin Ipswich. Martin pretendoi se një bandë shqiptare e paidentifikuar e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij nëse nuk i merrte njerëzit nga Franca për t’i dërguar në Britani të Madhe.

Në fillim të gjykimit të tij, ai pranoi se po përpiqej të trafikonte njerëz në Britani të Madhe, por tha se kishte vepruar nën presion dhe u deklarua se nuk ishte fajtor.

Por gjykatësit anglezë nuk i kanë besuar, pasi ai nuk arriti të japë asnjë provë konkrete lidhur me kërcënimet, dhe e dënoi atë me më shumë se 5 vjet burg./tvklan.al