Tentativa e grabitjes në Roskovec, që ndodhi në datën 10 shkurt është zbardhur. Policia sqaron se në tentativën e grabitjes së banesës së 57-vjeçarit A.Ç. kanë marrë pjesë 4 persona, të cilët kanë qenë të armatosur dhe maskuar dhe plagosën kushëririn e 57-vjeçarit.

Sot mësohet se është arrestuar A. Gj., 30 vjeç, banues në Mirditë, i proceduar penalisht më parë për disa vepra penale brenda dhe jashtë vendit.

Tashmë mbi 30-vjeçarin  rëndojnë disa akuza si “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë mësohet se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./tvklan.al