Një 24-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara ka rënë në pranga. Policia e Durrësit njofton se C.M. 24 vjeç nga Nigeria ka rënë në pranga teksa ka tentuar të kalojë në pikën kufitare në Durrës.

Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe një shofer, i cili është kapur duke ngarë makinën në gjendje dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 39 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në Shijak, duke mjetin në gjendje të dehur“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al