Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar një drejtues mjet që tentoi të korruptonte me 10 Euro një polic.

Në funksion të kontrolleve policore, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë”, njofton Policia.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe 10 Euro, me qëllim mosvënien e gjobës.

Efektivët kanë bërë arrestimit në flagrancë E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al