Tentoi të korruptonte policin në port, arrestohet i riu me Ekspuls


Tentoi të korruptonte policin në port, arrestohet i riu me Ekspuls

15:50 02/03/2017

Një ish i dënuar për vjedhje në Zvicër që rezultonte me Ekspuls është arrestuar pasi tentoi të korruptonte një polic në Portin e Vlorës.

Besmir Qarri, 26, banues në fshatin Akërni, Vlorë është arrestuar pasi tentoi të korruptojë punonjësin e policisë kufitare, duke i ofruar atij dy katëmonedha me prerje 20 euro (40 euro më total) të vendosura brenda në pasaportë.

Policia tha se në vitin 2016 ai ishte depërtuar nga Zvicra, pasi ka qenë i dënuar për “Vjedhje” dhe kishte marrë urdhër dëbimi – Ekspuls, i cili vlen për të gjitha vendet e zonës Shengen.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit Besmir Qarri, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al








Të ngjashme