Një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Pukë. Policia sqaron se i riu me iniciale K.D., i cili kërkohej për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

I riu akuzohet se në datën 17 Gusht 2019, në Gjermani ka sulmuar në vajzë e cila ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe 27-vjeçari ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë./tvklan.al