Policia ka vënë në pranga një person që tentoi të kultivonte bimë narkotikë kanabis në fshatin Arrëz të Mirditës. I arrestuari është Nikoll Ndreca, njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.  /tvklan.al