Një grua ka vdekur teksa po tentonte të lindte foshnjën e saj duke parë një video “Si linden fëmijët”  në YouTube.

Nëna indiane ka marrë përsipër të lindë djalin e saj vetë duke parë video dhe nuk ka shkuar tek mjeku, pasi frikësohej nga mentaliteti i shoqërisë sepse ajo nuk ishte e martuar, raportojnë mediat lokale.

26-vjeçarja dhe djali i saj i porsalindur u gjetën të vdekur në dhomën e shtëpisë që ajo kishte marrë me qira vetëm disa ditë më parë në Gorakhpur, një qytet në shtetin indian të Uttar Pradesh. Policia tha për  “Hindustan Times” se vdekja u zbulua kur fqinjët e gruas e njoftuan pronarin e shtëpisë se kishin parë  që dilte gjak nga dhoma mëngjesin e së hënës.

Pronari i saj shpërtheu derën dhe gjeti gërshërë, një thikë dhe fije afër trupave si dhe një telefon që ishte hapur në YouTube.

Ai ka thënë se ajo e ka marrë shtëpinë vetëm disa ditë më parë dhe se do t’i vinte dhe nëna e saj për tu kujdesur dhe për ta dërguar në spital.

/tvklan.al