Një 32-vjeçar në Kukës ka rënë në pranga pasi ka qenë i shpallur në kërkim prej rreth një viti, kjo sepse së bashku me të vëllain tëntuan të vrasin me mjet prerës kushëririn e tyre.

Ngjarja është shënuar në 15 qershor të vitit të kaluar. I riu është vënë nën masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

“Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, tentoi të vriste me mjet prerës, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/tvklan.al