Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës. I  riu me inicialet R. F., kishte tentuar të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar në qytetin e Bilishtit, njofton policia.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme procedurale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al