Një i ri është vënë në pranga në Pukë pasi tentoi të vriste me thikë një person tjetër. 35-vjeçari J.(K.) Gj., pasi ka qenë duke konsumuar alkool në një lokal në fshatin Iballë sëbashku me një 37-vjeçar është konfliktuar me këtë të fundit.

Pas kësaj, 35-vjeçari ka plagosur me thikë në trup 37-vjeçarin, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe”, thuhet në njoftimin e policisë së Pukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme./tvklan.al