Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim që në datën 13 gusht është arrestuar paraditen e kësaj të diele. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 40-vjeçari D.K. ishte në kërkim pas ka tentuar të vrasë për motive të dobëta një person.

Autoritetet i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit. Më tej njoftohet se efektivët “bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë”.

Në 13 gusht në afërsi të Malit të Robit, D.K. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh. Ai tashmë akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al