Tentoi t’i prishte dasmën, gjykata dënon ish-bashkëshortin e Britney Spears

Tentoi t’i prishte dasmën, gjykata dënon ish-bashkëshortin e Britney Spears

20:13 13/08/2022

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander është dënuar për shkelje të ligjit pasi u shfaq pa paralajmërim në dasmën e këngëtares në Qershor. Jason Alexander, 40 vjeç, pranoi akuzat. Gjykatësi e dënoi atë me 64 ditë heqje lirie, dënim që ai e ka kryer tashmë.

Sjellim në vëmendje se një incident ka ndodhur pak para dasmës teksa ish-bashkëshorti i yllit, Jason Alexander, u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte dasmën. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për më pak se 55 orë në vitin 2004, arriti të hynte në pronë për një kohë të shkurtër, duke transmetuar drejtpërdrejt veten teksa përballej me një roje sigurie. Nga ana tjetër, nuk kishte asnjë shenjë nga vetë çifti. Pas ngjarjes, Alexander u arrestua nga policia.

Në Qershor të këtij viti, Britney Spears u martua me Sam Asghari në një ceremoni intime në Los Angeles.

Spears u takua me trajnerin personal 28-vjeçar Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party. Çifti u fejua Shtatorin e kaluar, 2 muaj para përfundimit të konservatorit, ku babai i saj Xhemi kishte nën kontroll shumë aspekte të jetës së saj./tvklan.al





Të ngjashme