Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi pronari i mjetit i ka zbuluar teksa përpiqenin t’i vidhnin makinën.

Muzafer Kotroçi, 32 vjeç dhe Elird Braja, 28 vjeç, të dy banues në Gjirokastër janë arrestuar në flagrancë, pasi S.D, banues në Gjirokastër ka bërë kallzim sepse të rinjtë i ka parë duke thyer xhamin e mjetit të tij tip “BMW” , me targa AA 171 GZ, duke tentuar ta vjedhin.

Mbi të rinjtë rëndon akuza pë”Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”/tvklan.al