Një 19- vjeçar është arrestuar nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë.

Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë në datën 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al