Tenton të fikë zjarrin me frymë, por… (Video) – TV KLAN

Tenton të fikë zjarrin me frymë, por… (Video)

Ky shofer vendosi që zjarrin që kishte përfshirë pjesën e pasme të BMW-së së tij, të përpiqej që ta shuante vetë… Fillimisht i fryu, më pas tentoi të hiqte me këmbë pjesën që digjej duke e goditur me shkelma. Sigurisht asnjë prej tentativave nuk ishte e suksesshme, pasi pak çaste më vonë makina shpërtheu në flakë.

Videoja në fjalë u xhirua në një rrugë rezidenciale në Hertfordshire të Anglisë.

Për fatin e mirë të shoferit, teksa flakët bëheshin gjithnjë e më të fuqishme, pranë tij kaluan dy burra, të cilët e këshilluan që të largohej nga BMW-ja. Ai nuk hoqi dorë menjëherë, megjithatë dikur e kuptoi se misioni i tij për të shpëtuar makinën ishte i pamundur, ndaj dhe u largua tutje. Pikërisht pas këtij momenti automjeti shpërtheu në flakë

Për shuarjen e zjarrit në vendngjarje shkuar forcat e zjarrfikëses, të cilat postuan më pas edhe videon në fjalë, ndërsa shkruajtën: “Të godasësh me shkelma një makinë që ka marrë flakë nuk e shuan zjarrin, siç tregohet edhe në video…”/tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione