Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një vajzë të mitur. Ai është Xhoni Qëndraj, një 22-vjeçar banues në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Burime zyrtare thonë se arrestimi i 22-vjeçarit u bë pas kallëzimit të 17-vjeçares me iniciale F.A, gjithashtu nga qyteti i Vlorës. Ajo deklaroi para efektivëve të policisë se Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në Greqi.

Ai u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Sarandës, por jo para se të bënte rezistencë, duke mos iu bindur shërbimeve të policisë.

Xhoni Qëndra rezulton gjithashtu si një nga bashkëpunëtorët në 10 vjedhje të dokumentuara në operacionin policor “Four”, finalizuar më 3 Tetor. 

/tvklan.al