Policia e Lushnjes ka mundur të parandalojë këtë të mërkurë një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Pas një konflikti për motive të dobëta, mes 41 – vjeçarit Luan Meta dhe dy vëllezërve D.B dhe B.B, këta të fundit e kanë goditur Metën, pasi pretendonin se i dëmtonte të mbjellat me bagëti.

Kjo ka sjellë reagimin e 41 – vjeçarit, i cili është ndaluar nga policia teksa tentoi t’i vriste dy vëllezërit me armë zjarri.

Në vendngjarje autoritetet sekuestruan armën e zjarrit, një pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj, si dhe 35 copë fishekë./tvklan.al