Policia e  Durrësit, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ardian Tusha 23 vjeç, banues në Manskuri të Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08 mars, në fshatin Manskuri, Durrës, pas një konflikti për motive pronësie, ky shtetas  ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin D.V. 50 vjeç, banues në Manskuri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një pyll, në afërsi të banesës së autorit, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një pushkë 20-she me një krehër me 10 copë fishekë, një automatik model 56, kalibri 7.62 m/m;247 copë fishekë model 56;një dorezë grushti dhe një palë dylbi.

Tv Klan