Një kontroll rutinë i policisë rrugore në Kazan të Rusisë, për pak sa nuk përfundoi një tragjedi, pasi shoferi tentoi t’i ikte policisë.

Pamjet e regjistruara në rrugë tregojnë një polic që i afrohet makinës dhe i kërkon dokumentet. Në momentin që efektivi e ka dorën brenda dritares së shoferit, ky i fundit i jep makinës gaz papritur duke e marrë policin me vete dhe duke e tërhequr zvarrë me makinë.

Shoferi ndalon pasi përplaset me një tjetër makinë në kryqëzim. Ai nuk dorëzohet me kaq dhe tenton të largohet, por përplaset nga një makinë.

Megjithatë, edhe kjo nuk e pengoi që të tentonte sërish arratinë. Pasi mbledh pak veten, largohet me shpejtësi. Sipas mediave lokale, pak më vonë ai u prangos nga forcat e policisë.

Personi në fjalë rezultoi një 37-vjeçar i zonës, me disa precendentë penalë. Ndërkohë, efektivi i policisë pësoi dëmtime në gju dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

/tvklan.al