Një i ri është arrestuar nga policia pas tentativës së tij për ti shpëtuar uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë së 29 –vjeçari me  inicialet E.H., ishte duke lëvizur me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij, por 29-vjeçari sapo ka parë uniformat blu ka tentuar të largohet. Gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/tvklan.al