Gjykata e Shkodrës la në burg dy të arrestuarit për dhunimin dhe tentativën për grabitje të Agron Veselit tre ditë më parë.

Dy autorët Pëllumb Kolbuçaj dhe Abdullaj Pashaj mohuan se kishin për qëllim grabitjen e 62-vjeçarit.

Kolbuçaj pretendoi se kapuçin ia ka vënë në kokë policia, duke manipuluar provat. I akuzuari i dytë, Abdullaj Pashaj  i tha gjyqtares se ishte duke shëtitur në pedonale të qytetit kur gjeti një çantë me dy celularë të fikur, një palë targa makine dhe një palë syze.

Në kërkim është edhe një person i tretë që sipas policisë mori pjesë në tentativën për grabitje.

Tv Klan