Tentuan të hynin në Shqipëri me armë në makinë, arrestohet 3 persona



Tentuan të hynin në Shqipëri me armë në makinë, arrestohet 3 persona

11:17 22/02/2021

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, të cilët kanë tentuar të hynin në Shqipëri nga Kosova, por kishin armë me vete. Mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, Policia Kufitare gjeti një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë. F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al







Të ngjashme