Dy vëllezër tentuan të vrisnin duke e dhunuar fizikisht dhe më pas goditur me makinë një 25-vjeçar në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Për këtë arsye autoritetet kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim. Ky i fundit braktisi makinën sapo goditi me makinë 25-vjeçarin.

“Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas”, njoftoi policia.

Pas verifikimeve ka përfunduar në pranga edhe vetë i dhunuari. Ai rezultoi se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al