Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës ditën e djeshme pasi tentuan të kalonin drejt Greqisë një sasi droge duke shfrytëzuar ngërçin e krijuar në doganën e Kakavijës.

Gjatë aksionit të koduar “Fluksi”, u arrestuan K.M. 22 vjeç nga Gjirokastra dhe Dh.K. 48 vjeç nga Vlora.

Të dy po udhëtonin me një automjet, brenda të cilit kishin fshehur dy çanta me 21 kg kanabis, si dhe lëndë narkotike të presuar në formën e çokollatës.

Dy transportuesit u arrestuan nga uniformat blu, ndërsa lënda narkotike që do të trafikohej në Greqi u sekuestrua. Në kërkim policia ka shpallur organizatorin me iniciale J.K.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al