Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim



Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim

12:29 16/12/2020

Një person është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale S.Ç., ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia për arsye hetimore.

Uniformat blu kishin marrë informacion se përgjatë aksit rrugor Qafë Muzinë – Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë pranë fshatit Jorgucat në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Ai, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, kanë tentuar të transportojnë 7 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen” dhe “Alfa Romeo”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe një aparat celular. /tvklan.al






Të ngjashme