Policia e Himarës ka arrestuar një nga autorët që tentuan të grabisnin kasafortën e një banesë.

Në pranga ka rënë 42- vjeçari me inicialet G.V, në Vlorë. Mësohet se 42- vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./tvklan.al