Policia e Lezhës njoftoi sot arrestimin e dy vëllezërve Mirsad Suti (Dekovi), 28- vjeç dhe Avni Dekovi, 32 – vjeç, të dy banues në Shkoder.

Për ta gjykata kishte caktuar në mungesë masën e “arrest në burg”, pasi akuzohen për një “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë.

Në 23 Maj, dy vëllezërit kanë tentuar të vrasin një 30 – vjeçar nga Lezha pranë stadiumit të këtij qyteti.

Tv Klan