Tre persona kanë hyrë në një banesë në fshatin Pjeshkë, Durrës, për ta grabitur por planet e tyre nuk shkuan sipas parashikimeve. Pronari i banesës  48-vjeçari me inicialet F.M., pikasi grabitësit dhe më pas u konfliktua me ata.

Policia njofton se njëri prej tyre ka qenë i armatosur. Mësohet se 48- vjeçari është plagosur në këmbë me sende të forta dhe  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al