Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë pasi tentuan t’i jepnin ryshfet dy punonjësve të Policisë Rrugore për t’i shpëtuar gjobës.

Konkretisht, në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet u ndalua 58-vjeçari me iniciale F.M. pasi drejtonte makinën pa vendosur rripin e sigurisë. Për t’i shpëtuar gjobës, ai i ofroi policit një shumë parash.

Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, shoferët u arrestuan për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /tvklan.al