Teoria e Jazzit nga Markelian Kapidani

Teoria e Jazzit nga Markelian Kapidani

16:00 03/09/2019

Studentët do të gjejnë informacionin që nuk e marrin në shkollë

E gjithë dija e deritanishme e Markelian Kapidanit në muzikën jazz është e shkruar në këto faqe. Është përpjekja e kompozitorit për t’i transmetuar brezit të ri të muzikantëve një informacion të thelluar mbështetur mbi eksperiencën shumëvjeçare të tij.

“Shënime për muzikantin” është një manual. Aty shpjegohen kodet e krijimit të muzikës jazz.

Disa nga shembujt muzikore në libër, Markelian Kapidani, i konkretizoi në pianon e Akademisë së Shkencave.

Në historinë e jazz-it në vendin tonë, ky libër është i pari i teorisë së muzikës jazz në gjuhën shqipe.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT