Shkencëtarët zbulojnë molekulën që do të aplikohet për të reduktuar sasinë e gjakut që të sëmurët marrin

Një terapi e re mund të reduktojë deri në 33% transfuzionet tek pacientët që vuajnë nga beta talasemia. Sëmundje gjenetike e gjakut që detyron pacientët që çdo 2-3 javë të kryejnë transfusion në qendra të specializuara.

Dhe molekula e zbuluar që do aplikohet në terapi, duket se redukton pikërisht frekuencën e tyre por edhe sasinë e gjakut. Studimi është fryt i punës së një ekipi ndërkombëtar dhe është publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”.

Nga analizat e mbi 336 pacientëve, 70% e rasteve të trajtuara me këtë molecule kishte një reduktim me 33% të sasisë së transfuzionit.

Gjithashtu mjekët shprehen se në rastet klinike të provuara, kjo terapi e re e aprovuar edhe nga Enti Rregullator Evropian, ka edhe rrjedhoja të tjera pozitive. Luspatercept deri tani është provuar mbi 159 pacientë në Itali dhe rezultatet janë pozitive kanë pohuar ekpertët.

Klan News