Në muajin Dhjetor të vitit që lamë pas, aktori dhe këngëtari Justin Timberlake u bë kryeqendra e mediave rozë, pasi u publikuan fotot ku ai u shfaq duke flirtuar me një kolege, madje duke qëndruar dorë për dore me të.

Pas fotove të publikuara, Timberlake përmes një postimi në Instagram, u shpreh se pendohej për sjelljen e tij dhe ky nuk ishte shembulli që donte t’i jepte djalit të tij. Ai ka treguar se atë natë kishte pirë shumë dhe se i vinte keq për sjelljen e treguar. Gjithashtu aktori i kërkoi falje bashkëshortes dhe familjes së tij, që i vendosi në një situatë të sikletshme.

Por marrëdhënia mes tyre ende duket se është në krizë. Së fundmi, sipas revistës “Us Weekly”, Timberlake dhe Biel kanë ditët e tyre të mira dhe ditët e këqija, si shumë çifte dhe ata do të shkojnë në terapi për të rregulluar marrëdhënien e krisur mes tyre dhe për të shpëtuar në këtë mënyrë martesën.

Justin e di saktësisht atë që Jessica dëshiron. Ata besojnë se është konstruktive për marrëdhëniet e tyre”./tvklan.al