Rastet e reja të renda dërgohen në Belgjikë

Këtë 24-orësh, Franca shënoi nivelin më të lartë të infektimeve ditore për këtë vit, prej mbi 30 300 rastesh, një shifër që shihet si kambanë alarmi për të tjetër valë përhapjeje të ashpër të COVID-19ës.

Këto shifra shfaqen teksa autoritetet po përballen me një tjetër sfidë, ezaurimin e kapaciteteve spitalore për shkak të numrit të lartë të të shtruarve. Rekordi i shtrimeve në terapinë intensive ka bërë që Franca të nisë dërgimin në Belgjikë të pacientëve të rinj në gjendje të rëndë.

Shifra e të shtruarve në terapinë intensive është mbi  3 900 persona dhe rajoni më problematik është Ile de France, më i populluari ku bën pjesë edhe Parisi. Mutacioni britanik është përgjegjës për më shumë se gjysmën e infektimeve të reja.

Me ezaurimin e kapaciteteve spitalore po përballet këto ditë edhe Brazili, ku situata është katastrofike. Pamundësia për t’u dhënë ndihmë të gjithë të shtruarve ka bërë që këtë 24-orësh vendi të shënojë rekordin më të errët të viktimave për gjithë periudhën e pandemisë, me gati 2 300 raste. Shkaktar i kësaj situate sipas ekspertëve është mutacioni brazilian, që sipas shkencëtarëve shkakton riinfektime të shumta.

Tv Klan