Mjekët në Britani: Fillimisht për të sëmurët kronikë 

Kapsula Molnupiravir do të nisë të përdoret shumë shpejt në Britani kundër infektimit me Covid. Medikamenti i cili është në formën e kapsulave do të përdoret në kushte shtëpie  dhe fillimisht tek pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese . Mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi thotë se terapia me këtë ilaç do të zgjasë 7 ditë.

“Është një ilaç anti-viral dhe jepet dy herë në ditë dhe shërben për të penguar replikimin e virusit duke futur një kod gjenetik të gabuar virusit dhe e pengona të që të shumëfishohet që të përhapet virusi më shumë. Është që pacientët mund ta marrin në shtëpi dhe nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital, pasi deri tani anti-viralët që jepeshin në venoz. Terapia është dy herë në ditë nga një kapsulë për 7 ditë”.

Sipas mjekut edhe pse po dalin mediklamente kundër Covid, vaksinimi mbetet forma më e mirë për të kaluar lehtë sëmundjen.

“Ilaçi ka një kosto shumë të lartë, rreth 700 dollarë një trajtim për çdo person. Është një ndihmë për uljen e sëmundshmërisë, do të na japë një dorë, por lufta ndaj Covid është vaksinimi dhe masat kufizuese. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshme dhe ata që kanë bërë vaksina edhe ata pa vaksinë. Ata që janë vaksinuar e kanë kaluar shumë lehtë. Ata që janë infektuar kemi vënë re që nuk ka raste riinfektimi. Apo shtrime në spital. Ata të vaksinuarit e kanë kaluar si grip të lehtë”.

E teksa Britania po regjistron shifra shumë të larta infektimesh, mjekët thonë se vdekshmëria është shumë e ulët falë vaksinimit. Mjeku Adrian Fandi thotë e problem mbetet dyndjet në spitale por jo nga Cvid.

“Numri i infektimeve është shumë i lartë por vdekshëmria është me e ulët. Spitalet në Britani po vuajnë, por jo nga spitalet por nga sëmundjet e ndryshme pasi shërbimi mjekësor i mjekut të familjes është zero se nuk po kontrollojnë pacientët sy më sy”.

Ditët e fundit Britania po regjistron mbi 40 mijë raste të infektuarish me Covid.

Tv Klan