1 dhurues shpëton jetën e një pacienti me covid

Shumë shpejt në spital do të fillojë implementimi i terapisë me plazmë për të prekurit nga koronavirusi. Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë shkuar dhuruesit e parë.

Që dje që ne e filluam këtë procedurë ka patur 6 dhurues deri më sot“, shprehet nëndrejtoresha e kësaj qendre, Irena Qëndro.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës është një prej dhuruesve.

Do të marr pjesë, të fillojmë këtë iniciativë me të gjithë qytetarët shqiptarë që do të marrin pjesë për dhurimin e gjakut. Me qëllim që kjo alternativë kurimi për këtë sëmundje të fillojë sa më shpejt dhe në Shqipëri”.

Tre ditë është koha maksimale që i duhet Qendrës Kombëtare të Gjakut nga momenti i dhurimit deri në përftimin e plazmës që do të përdoret tek të sëmurët me covid në spitale.

Përftimi i plazmës nga gjaku i plotë është një procedurë që bëhet brenda ditës së dhurimit. Ndërkohë që testimet e gjakut mund të marrin edhe 2 ditë më shumë. Plazma e përftuar nga një dhurim i gjakut të plotë shërben për trajtimin e një pacienti“.

Por për të qenë dhurues ka disa kritere, përveç se je shëruar plotësisht nga koronavirusi.

“Të kenë të paktën 28 ditë pa simptoma. Kriteri i të qënurit të dhuruesve që nuk kanë patur shtatzëni të mëparshme”.

Terapia me plazmë po përdoret gjerësisht në disa vende në Europë dhe është parë si mënyra më efikase për të shëruar rastet e rënda me koronavirus.

Tv Klan