Studimet tregojnë se zakonet e thjeshta si qëndrimi në kontakt gjatë ditës dhe vajtja në shtrat në të njëjtën kohë mund të ndihmojnë që marrëdhënia juaj të lulëzojë. Edhe pse kjo mund të duket e qartë, shumë terapistë dhe psikologë na tregojnë se sa të rëndësishëm janë këto veprime të vogla për krijimin e afërsisë dhe besimit.

Më poshtë janë listuar disa këshilla të dhëna nga ekspertët që të keni një marrëdhënie të lumtur me partnerin.

1. Kini komunikim të lirë dhe të hapur.

Komunikimi konsiderohet të jetë pjesë qendrore e çdo marrëdhënieje nga ekspertët e marrëdhënieve. Kjo i lejon partnerit të kuptojë të gjitha frikën, shpresat dhe besimet tuaja dhe ju jep të dyve një shans për t’i thënë njëri-tjetrit kur nuk jeni dakord. Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me të folurit, por edhe me dëgjimin aktiv të partnerit tuaj pa ndonjë shpërqendrim (për shembull telefoni juaj).

2. Përpiquni të keni interesa të përbashkëta.

Duket se ndarja e aktiviteteve ose pikëpamjeve të ngjashme mbi tema të ndryshme është një recetë për një marrëdhënie të fortë. Çdo aktivitet pa stres që rrit afërsinë tuaj, shoqërohet me një marrëdhënie të lumtur, sipas disa studimeve. Kjo varet nga fakti se sa të përkushtuar jeni të dy në këto aktivitete, pasi ato ndihmojnë për ta mbajtur marrëdhënien tuaj të fortë dhe të shëndetshme.

3. Mbani kontakte gjatë gjithë ditës.

Nëse i dërgoni një mesazh partnerit tuaj, ku e komplimentoni ose i dërgoni që foto qesharake që ju bën të qeshni, ose dhe thjesht një koment pozitiv mund të krijojë një ndjesi afërsie. Duke i dërguar një mesazh që e bëni atë të kuptojë se ju po e mendoni, mund ta forcojë lidhjen tuaj dhe të ndiheni më të kënaqur në marrëdhënie.

4. Bëni punët së bashku.

Ditët e sotme çiftet përpiqen t’i bëjnë së bashku punët e shtëpisë, ndryshe nga disa dekada më parë. Burrat janë më të gatshëm të ndihmojnë në punët e shtëpisë. Nuk është për t’u habitur që studimet kanë zbuluar se çiftet janë më të lumtur kur ndajnë punët e shtëpisë. Ndarja e punëve të përditshme është thelbësore për një martesë të lumtur.

5. Komplimentoni njëri-tjetrin.

Shprehja e mirënjohjes dhe vlerësimit që keni ndaj njëri-tjetrit është një themel i rëndësishëm i çdo marrëdhënieje. Kjo mund të jetë gjithçka, duke u thënë atyre se sa të mahnitshëm janë, dhe duke komplimentuar pamjen dhe rrobat e tyre. Studimet kanë zbuluar se kjo mund të ndihmojë partnerët që kanë vetëvlerësim të lartë.

6. Tregoni vlerësim.

Ka shumë mënyra për të treguar mirënjohjen dhe vlerësimin për partnerin tuaj dhe të gjitha janë efektive. Studimet kanë treguar se sa më shumë që ndiheni i vlerësuar, aq më shumë vlerësoni partnerin. Mirënjohja gjithashtu është e lidhur me marrëdhënie më të përkushtuara dhe më afatgjata.

7. Zgjidhni argumentet tuaja në të njëjtën ditë.

Dashuria nuk është gjithmonë një parajsë dhe kur ndodhin debate është e rëndësishme që të komunikoni në një mënyrë të shëndetshme. Është e rëndësishme që të keni biseduar dhe ta keni mbyllur këtë çështje së bashku brenda ditës, nëse është e mundur.

8. Thuaj të dua.

Thënia e këtyre 3 fjalëve në bisedat tuaja çdo ditë mund ta kujtojë partnerin se sa kujdeseni për ta. Ju gjithashtu mund t’u tregoni atyre sa i doni çdo ditë pa ia shprehur me fjalë. Mund t’i ndihmoni ata të arrijnë një gjë që e vlerësojnë dhe është e rëndësishme për ta. Kjo tregon se sa shumë ju e doni partnerin.

9. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë.

Studimet na tregojnë se kjo është formula sekrete për një marrëdhënie të lumtur. Kjo sepse mund t’ju fusë të dyve në të njëjtën rutinë ditore dhe t’ju rrisë përqendrimin tek njëri-tjetri.

Për më tepër duke fjetur në të njëjtën kohë, është zbuluar se çiftet që bëjnë një gjumë të mirë natën, janë më të lumtur së bashku. Biseda brenda në krevat gjithashtu është shumë e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme. /tvklan.al