Në Greqi janë shënuar viktima nga cikloni që ka përfshirë vendin prej dy ditësh. Bëhet fjalë për një grua dhe një 63-vjeçar shqiptar të cilët u gjetë të pajetë nga forcat e kërkim-shpëtimit në shtetin helen.

Gruaja u gjet në fshatin Vasili të Farfalas ndërsa shqiptari në Kardhicë.

Mediat raportojnë se qyteti i Kardhicës është shndërruar në një liqen dhe ka lënë pas vetëm shkatërrim. Edhe të mbjellat janë shkatërruar në Greqi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Guvernatori i Thesalisë i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës. Erërat e forta dhe shirat e ciklonit “Ianos”, kanë shkatërruar linja elektrike, ura dhe kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati.

Në Farsala njerëzit u detyruan që të gjejnë strehë në një kishë. Autoritetet i kanë këshilluar qytetarët që të largohen nga bodrumet pasi mund të jenë të rrezikuar./tvklan.al