Modelja Adriana Lima ka postuar një foto nudo në rrjetin e saj social Instagram. Ajo është fotografuar duke qëndruar përballë me hënën, në një liman pranë një deti në SHBA. Modelja në foton e postuar në Instagram përkrah saj shkruan: “Kur dy Hëna takohen”. 

Kjo nuk është hera e parë që Lima, pozon nudo. Në rrjetet e saj sociale, modelja nuk ngurron asnjëherë që të postojë foto të trupit të saj të skalitur dhe me forma.

Kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjes me afaristin e njohur, Emir Uyar, pas ndarjes nga shkrimtari turk, Metin Hara. Adriana po ashtu ka qenë fytyrë e shumë markave botërore, teksa muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së saj prej modeleje.

Klan News