Policia e Teksasit akuzohet për racizëm

Ka krijuar polemika të shumta kjo foto e shkrepur në Teksas, ku dy oficerë policie të hipur mbi kuaj, tërheqin me litar një të ri me ngjyrë, të cilin e kishin arrestuar.

Në pamundësi të mbërritjes së një makinë të patrullës, oficerët vendosën ta tërhiqnin me kalë të arrestuarin, por kjo metodë është cilësuar si çnjerëzore në rrjetet sociale. “E pështire dhe e panevojshme“, shkruan një nga komentuesit.

Pas ngjarjes reagoi Departamenti i Policisë së Teksasit që kërkoi ndjesë publike duke thënë se oficerët patën një vlerësim të ulët të situatës. Në reagim thuhet se do të bëhen ndryshime që ky lloj shoqërimi të ndalohet.

Sipas autoriteteve amerikane metoda e shoqërimit të të arrestuarve në këtë mënyrë është e njohur dhe nuk ka lidhje me racizmin.

Dhuna e policisë ndaj afro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara është ndër temat më të nxehta. Në dhjetëra raste oficerët akuzohen për racizëm dhe se kanë qëlluar lehtësisht me armë ndaj njerëzve me ngjyrë.

Tv Klan