Kompania e prodhimit të pajisjeve telefonike, LG, një ditë më parë njoftoi tërheqjen nga tregu i telefonave të zgjuar. Por kjo lëvizje e kompanisë nuk është pritur mirë nga përdoruesit e markës LG, të cilët janë shprehur se kjo nuk është gjëja e duhur që duhej të bëhej nga kompania.

Përdoruesit e telefonave inteligjentë LG në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara postuan në mediat sociale mesazhe mbështetëse për kompaninë dhe i kanë kërkuar të vijojë prodhimin e e telefonave të zgjuar.

Një qytetar kërkoi nga LG të prodhonte dhe një model të ri telefoni para largimit përfundimtar nga tregu.

Po ashtu ata kanë vënë në dukje disa nga dizenjot unike të kompanisë, siç është telefoni me ekran të dyfishtë në formën e shkronjës T, por dhe prekjen e ekranit 2 herë për fikjen dhe ndezjen e tij.

LG në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ka afërsisht 10% të shitjeve, por në tregun global shitjet janë tkurrur vit pas viti dhe tashmë zotëron vetëm 2% të tregut./tvklan.al