Tërheqja nga koncesioni i rrugës Thumanë- Kashar sipas zëdhënëses së qeverisë, ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk do të ketë asnjë pasoje juridike.

Spiropali në një dalje për media i përgjigjet opozitës, e cila e cilëson si gënjeshtër qëndrimin e qeverise, se fondi i përcaktuar për këtë aks do të shkojë për të financuar infrastrukturën e universiteteve, përfshire dhe kampusin universitar.

Spiropali përforcon qëndrimin e mbajtur një ditë më parë nga Ulsi Manja për kandidaturën e Bahri Shaqirit, i propozuar nga presidenti për kreun e KLSH. Sipas shumicës ai nuk plotëson një nga kriteret kushtetuese atë të parashikuar në nenin 20 të ligjit për funksionimin e këtij institucioni.

Bahri Shaqiri vjen si propozim i dytë i Presidentit për kreun e KLSH pas rrëzimit nga mzhoranca të Vitore Tushës, me argumentin se është anëtare e Këshillit te Emërimeve në drejtësi.

Tv Klan