Tërhiqen nga tregu 9 pigmente për tatuazhe

Tërhiqen nga tregu 9 pigmente për tatuazhe

10:40 30/03/2019

Italia tërheq nga tregu dhe ndalon përdorimin e 9 pigmenteve për tatuazhe, pasi përmbajnë substanca kancerogjene apo krijojnë alergji.

Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ngjyrat në fjalë prodhohen kryesisht në SHBA dhe quhen Dubai Gold, Sailor Jerry Red, Black Mamba, Green Beret, Hot Pink, Banana Cream, Lining Red light dhe Blue Iris.

Verifikimet e kryera mbi këto pigmente kanë nxjerrë në pah se në përmbajtje kanë disa substanca që janë në listën e molekulave tumorale dhe nuk janë konform direktivës evropiane të vitit 2008, që është rregullator i sektorit në fjalë.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT