Rusia dërgoi 40 mijë trupa në kufirin e Ukrainës, e 40 mijë në Krime

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten fillimin e tërheqjes së trupave dhe mjeteve ushtarake nga Krimea drejt bazave të tyre të përhershme pas pjesëmarrjes në disa manovra.

Autoritetet publikuan një video që tregon ushtarët dhe mjetet e tyre teksa imbarkohen në një avion ushtarak kargo.

Më herët trupat ruse u tërhoqën nga kufiri i Ukrainës, duke i dhënë fund fortifikimit që alarmoi Perëndimin.

Lajmi i tërheqjes së trupave ndikoi menjëherë monedhat e Rusisë dhe Ukrainës, që pësuan rritje të ndjeshme.

Konfirmimi i tërheqjes pritet të përshëndetet nga bashkësia ndërkombëtare, që më herët dha alarmin e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Separatistët pro rusë po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase që prej vitit 2014.

Qeveria ukrainase tha se Rusia kishte dislokuar mbi 40 mijë trupa në kufirin lindor të Ukrainës dhe mbi 40 mijë të tjera në Krime, ndërsa Moska nuk dha ndonjë informacion për numrin e trupave.

Për tërheqjen e Rusisë reagoi edhe Departamenti i Shtetit. Zëdhënësi Ned Pricetha se Uashingtoni ishte në dijeni dhe po e monitoron gjendjen nga afër. “Ne i dëgjuam fjalët, tani kërkojmë veprat,” tha Price.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Shoigu tha se i urdhëroi trupat të tërhiqen në bazat e tyre të përhershme brenda 1 Majit, pas përfundimit të manovrave ushtarake.

Klan News