JP Morgan dorëzohet zyrtarisht: Gabuam

Shpërbërja e themeluesve të Superligës Europiane ka sjellë edhe lëvizjen e radhës kundër tyre.

Financuesi kryesor i projektit JP Morgan është tërhequr nga idea e këtij turneu, duke hequr kështu dorë nga financimi i saj.

Në një njoftim për shtyp, JP Morgan e ka cilësuar si të gabuar idenë për të sponsorizuar Superligën Europiane dhe për këtë ka vendosur të largohet.

Banka amerikane me seli në Nju Jork kishte parashikuar të shpërblente me 3.5 miliardë Euro secilin nga 12 klubet themeluese. Një faturë që do i kushtonte arkave të saj rreth 4 miliardë Euro.

Kjo lëvizje e kompanisë financuese “shuan” përkohësisht idenë e zhvillimit të Superligës Europiane, pasi tanimë klubet do të kërkojnë për një sponsor të ri të projektit.

Superliga Europiane ishte parashikuar të niste në Gusht të këtij viti, megjithatë tërheqja e shumicës së klubeve themeluese bëri që ata të tërhiqen për të rimodeluar planin.

Klan News