Një zemëratë e thellë që nuk lindi dje dhe që e ndajnë shumë francezë. Kështu e cilësoi Presidenti i Francës Emmanuel Macron, valën e protestave masive të përhapura në të gjithë vendin dhe që kanë shndërruar Parisin në arenë përleshjesh mes “jelekëve të verdhë” dhe policisë. Duke shprehur mirëkuptimin për indinjatën popullore të muajit të fundit, shefi i Elizesë pranoi përgjegjësinë për atë që ai e quajti një situatë të keqe të qytetarëve.

“Shpall sot gjendjen e emergjencës ekonomike dhe sociale. Duam një Francë ku fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se ne. Kjo bëhet vetëm me shkolla më të mira që u mësojnë të rinjve se si të punojnë e të jetojnë të lirë. Paga minimale e një punëtori do të rritet me 100 euro në muaj prej vitit 2019, pa i kushtuar një euro punëdhënësit. Orët shtesë do t’i jepen punëtorit pa asnjë taksë sipër. Pensionistët janë një pjesë e rëndësishme e vendit tonë. Ata marrin më pak se 2000 euro do të përjashtohen nga taksa për kontributet sociale e rritur këtë vit. Mundimi i kërkuar ishte e tepërt dhe e padrejtë.”

Fjalimi i shumëpritur i Presidentit pritej me padurim edhe në çadrat e protestuesve, të cilët ishin gozhduar përpara pajisjeve elektronike për të ndjekur Macronin. Ata ia njohin Presidentit hapin e bërë, por thonë se është ende shumë pak.

Tv Klan