Oksana Chusovitina i jep fund në moshën 46-vjeçare, mori pjesë në 8 olimpiada me 4 flamuj të ndryshëm

Çdo fillim e ka dhe një fund. Mes lotësh, gjimnastja e kërcënimit të kaluçit, Oksana Chusovitina i ka dhënë fund karrierës së saj të suksesshme.

Pas garimit të saj në Lojërat Olimpike të Tokios, 46-vjeçarja ka vendosur zyrtarisht që të fokusohet tek familja, duke i dhënë kështu fund një karriere mbrësëlënëse dhe me shumë rekorde. Historia e saj është e denjë për një film. Gjimnastja e kishte pjesëmarrjen në Tokio turneun e saj të 8-të në Olimpiadë, askush më shumë se ajo dhe vështirë se ky rekord mund të thyhet.

46-vjeçarja garoi për shumë kohë në një sport të rezervuar për trupa adoleshentësh, fleksibël dhe tepër elastik, por kjo nuk e ka bërë Oksanën asnjëherë të dorëzohet, ku në daljet e saj ka pranuar se mosha nuk ka rëndësi kur merr pjesë në gara sportive. Gjimnastja ka garuar me katër flamuj të ndryshëm, Bashkimin Sovjetik, Komunuelthin e Pavarur, Gjermaninë dhe këtë herë me Uzbekistanin.

Sukseset e saj nuk janë ndalur për gati 30 vjet, që nga Barcelona 92’, ku ka fituar 11 medalje në Botëror dhe dy medalje në Lojërat Olimpike, një ari dhe një argjendi. Chusovitina ishte zgjedhur nga delegacioni i Uzbekistanit për të mbajtur flamurin, por në fund iu mohua për një arsyeje që ende nuk dihet. Kjo është hera e dytë që gjimnastja tërhiqet nga garat pas Lojërave Olimpike të Londrës 2012, por këtë herë duket të jetë përfundimtare.

Klan News